Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Frank Castaneda, sulmuesi më i rrezikshëm i Kolumbisë në Evropë që po pret ftesë

Është ëndërr e shumë futbollistëve aspirues të Amerikës së Jugut për ta arritur në Evropë. Por në vend se të luajë nën dritat e ndritshme të La Ligas, Premier Leagues ose Serie A, kolumbiani Frank Castaneda po bën emër në Moldavi, duke shënuar 21 gola në 30 ndeshje për skuadrën kryesore të vendit Sherif Tiraspolin.

Tani 26-vjeçar, Castaneda u largua nga vendlindja e tij në vitin në vitin 2018 për të firmosur me ekipin nga Sllovakia, FC Senica. Në janar të vitit të shkuar, ai ndërroi Sllovakinë për Moldavinë, një ligë e renditur si e 45-a më e mira në Evropë nga UEFA, por ku ai tani po lulëzon. Castaneda është top-golashënuesi i Kolumbisë në çdo ligë elitare të Evropës, duke lënë pas vetes Luis Murielin e Duvan Zapatan e Atalantas në Serie A dhe Alfredo Morelosin e Glasgowit në Skoci.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Unë ëndërroj të luaj në një nga ligat e mëdha dhe po pres që një klub i madh evropian të vijë dhe të më shikojë”, insiston ai. “Unë jam gjithashtu duke ëndërruar të ftohem nga Kolumbia dhe të luaj në Copa America. Unë jam vetëm duke pritur dhe duke punuar shumë për të parë se ku mund të shkoj”.

Castaneda luajti për Orsomarson, një ekip i nivelit të dytë në Kolumbi, përpara se të transferohej në Sllovaki, por duket se është në Moldavinë e largët, një nga vendet më të varfra të Evropës, që ai ka gjetur lavdinë që po kërkonte. 21 golat e tij nënkuptojnë se ai është kilometra larg në listën e shënuesve dhe ka kontribuar edhe për një titull tjetër të Sheriffit, skuadër që ka dominuar për dy dekada në futbollin e Moldavisë. Castaneda është bërë një idhull për mbështetësit në qytetin e Tiraspol, i cili është kryeqyteti i Transnistrisë, një shtet i shkëputur pro-rus, i cili kalon kufirin lindor të Moldavisë me Ukrainën.

“Transnistria ka kufirin e saj dhe një monedhë tjetër me pjesën tjetër të Moldavisë, por në aspektin e futbollit është krejtësisht normale”, thotë Castaneda. “Sa herë që udhëtojmë për të luajtur duhet të kalojmë një kufi, por nuk ka asnjë problem. Kur luajmë larg kemi një pritje të mirë, sepse klubi ynë respektohet shumë”.

Castaneda është i lumtur, suksesi i tij tani në kontrast me një përpjekje të mëparshme të dështuar për të fituar një kontratë në skuadrën nga Argjentina, Arsenal de Sarandi.

“Agjenti im nuk kishte kontroll në ato dokumente që më duheshin. Ata nuk ishin në gjendje të më regjistronin dhe unë u detyrova të largohesha”, kujton ai. “Gjërat shkuan mirë në Senica. Pa dyshim që ishte e vështirë në fillim për shkak të klimës dhe gjuhës, por unë u mirëprita ngrohtësisht”.

Paraqitjet e sulmuesit të gjatë 171 centimetra filluan të merrnin vëmendjen si në Sllovaki ashtu edhe përtej saj.

“Kam pasur një sezon të mirë në Sllovaki. Klubet e tjera atje treguan interesim dhe unë gjithashtu kisha oferta nga vendet si Polonia e Kolumbia, por oferta nga Sheriffit më tërhoqi vëmendjen, sepse luante ne Ligën e Kampionëve”, shprehet Castaneda. “Kjo ishte një ëndërr për mua, edhe nëse do të ishin vetëm raundet kualifikuese. Ata gjithashtu më ofruan një pagë të mirë dhe unë jam këtu”.

Sheriffi e mposhti ekipin nga Luksemburgu, Fola Esch në raundin e parë kualifikues të Championsit para se të eliminohej nga Qarabagu i Azerbajxhanit, pavarësisht se Castaneda shënoi. Mirëpo, Castaneda tani është në prag të titullit të tij të parë të madh.

“Unë jam shumë i lumtur, jo vetëm pse jemi afër të fitojmë kampionatin, por sepse jam golashënuesi më i mirë, dhe tani unë jam kapiten i ekipit. Është një ëndërr e realizuar për mua, për të cilën kam punuar me vite të tëra. Shumë njerëz që nuk dinë asgjë për këtë ligë do të mendojnë se është e lehtë, por nuk është kështu. Unë jam i shpejtë, i aftë dhe i uritur për gola”, insiston kolumbiani.

Paraqitjet dhe golat e tij për Sheriffin kanë rritur interesimin e skuadrave diku tjetër. Ai ka edhe tetë muaj në kontratën e tij dhe Castaneda shpreson të bëjë mjaft për të tërhequr vëmendjen e ligave më të mëdha.

“Klubet në liga si Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Egjipti, Rumania, Meksika, Kolumbia, Shtetet e Bashkuara, Rusia dhe gjetkë kanë shfaqur interesim. Unë jam duke pritur për ofertën e duhur”, shprehet Castaneda.