Kylian Mbappe shënoi golin e vetëm në fitoren e Francës ndaj Greqisë të hënën mbrëma.
Mbappe shënoi nga penalltia në minutën e 55-të, të ndeshjes që i takoi Grupit B kualifikues për Evropianin e vitit të ardhshëm.
Me këtë fitore, Franca ka bërë një hap të madh drejt kualifikimit për në Evropianin e Gjermanisë. Zë vendi ne parë me 12 pikë, ndërsa Greqia mbetet në vendin e dytë me gjashtë pikë.