Ka përfunduar pushimi i verës dhe Formula 1 kthehet në këtë vikend me “Grand-Prixin” e Belgjikës.
Ky vikend do ta shënojë njëherësh edhe fillimin e orarit të ngjeshur, me nëntë gara në 12 vikende.
Do të jenë garat vendimtare për titullin e Botës për këtë vit.
Max Verstappen i Red Bullit po e synon titullin e dytë të Botës, ndërsa në vikend hynë me 80 pikë avantazh ndaj rivalit të Ferrarit, Charles Leclerc.
Mercedesi ka pasur vështirësi të mëdha në fillim të këtij sezoni.
“Pole-position” i parë në pjesën e parë të kampionatit është siguruar nga George Russell, kurse rezultati më i mirë i shtatë herë kampionit të Botës, Lewis Hamiltonit, ka qenë vendi i dytë.