Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Formati i ri i Davis Cup, atraktiv - por kalendari mbetet sfidë

Foto: Reuters

Me gjithë të metat, formati i ri i Davis Cup ka marrë notë kaluese në edicionin e parë, me pamjen moderne të përcjellë me shumë entuziazëm brenda në arena.

Por, me gjithë vlerësimin pozitiv, suksesi i ardhshëm i turneut varet nga gjetja e një vendi të përshtatshëm në kalendarin e ngarkuar të tenisit, që ka edhe dy gara të tjera ekipore që po mundohen të ngrihen – Laver Cup dhe ATP Cup.

Lojtarët elitarë – Rafael Nadal e Novak Gjokoviq, nuk besojnë se Davis Cup dhe ATP Cup mund të bashkekzistojnë. Por, vlerësojnë se fuzionimi është opsioni më i mirë.

“Nuk mund të shoh dy kupa të botës në një muaj në kalendar të garave. Kjo është një gjë që personalisht nuk e shoh”, thotë Nadal, që të dielën udhëhoqi Spanjën drejt titullit të gjashtë në Davis Cup me triumf në finale ndaj Kanadasë.

Turneu debutues ATP Cup, që do të luhet me 24 skuadra, do të mbahet në janar. Formati i ri i Davis Cup ka debutuar në Madrid me 18 skuadra.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)