Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Formacioni zyrtar i Kosovës ndaj Irlandës së Veriut

Kosova ka publikuar formacionin zyrtar për ndeshjen e pestë në kuadër të grupi C të Ligës së Kombeve kundër Irlandës së Veriut.

Takimi zhvillohet nga ora 18:00 në “Windsor Park”.

Përzgjedhësi Alain Giresse ka vendosur për përbërjen 4-3-3, ku në portë do të jetë i padiskutueshmi Arijanet Muriq.

Në mbrojtje, në të djathtë luan Florent Hadërgjonaj ndërsa në të majtë Donat Rrudhani. Qendra përbëhet nga Betim Fazliji e Fidan Aliti.

Para mbrojtjes do të luajë Ibrahim Dresheviq, ndërsa në mesfushë do të jenë edhe Bersant Celina dhe Florent Muslija.

Sulmit i prin Vedat Muriqi, i cili do të jetë edhe kapiten, ndërsa do të ndihmohet nga Milot Rashica e Elbasan Rashani.

Amir Rrahmani mungon për shkak të problemeve në gju.

Edhe Formacioni i Kosovës, Muriq në bankë Futboll Formacioni i Kosovës, Muriq në bankë

(4-3-3) - Muriq: Rrudhani, Fazliji, Aliti, Hadërgjonaj: Celina, Dresheviq, Muslija: Rashica, Muriqi, Rashani.

Formacioni i Irlandës së Veriut:

Image

Banka rezervë:

Image