Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Formacionet zyrtare të ndeshjes Kosovë – Greqi

Kosova në ndeshjen e sotme kundër Greqisë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, do të startojnë me një formacion 4-3-3.

Dallimi i vetëm në formacionin e Kosovës nga ndeshja e kaluar kundër Gjeorgjisë, është rikthimi i Milot Rashicës. Rashica do të luajë në krahun e majtë të sulmit në vend të Elbasan Rashanit.

Në portë do të jetë Arijanet Muriq, ndërsa në mbrojtje Mërgim Vojvoda, Amir Rrahmani, Fidan Aliti e Florent Hadërgjonaj. Në mesfushë janë treshja Besar Halimi, Ibrahim Dresheviq e Valon Berisha. Ndërsa në sulm Vedat Muriqi, Lirim Kastrati e Milot Rashica.

Kosova gjendet në Grupin B të eliminatoreve për Botërorin 2022 në Katar.

Image