Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Formacionet zyrtare Bayern Munich – Paris Saint-Germain

Bayern Munichu ka bërë tri zëvendësime nga ekipi titullar që fitoi 1:0 në ndeshjen e parë të zhvilluar në Paris, ndaj Paris Saint-Germainit. Benjamin Pavard është i suspenduar, ndërsa Joao Cancelo dhe Leroy Sane, janë në bankën rezervë.

Josip Stanisiq, Thomas Mueller dhe Alphonso Davies, janë në formacionin titullar të skuadrës së drejtuar nga Julian Nagelsmann.

Formacioni i Bayern Munichut: Sommer, Stanisic, Upamecano, de Ligt, Davies, Goretzka, Kimmich, Coman, Muller, Musiala, Choupo-Moting.

Te Paris Saint-Germaini po ashtu janë tri ndryshime nga ndeshja e parë e 1/8 së finales. Neymari e ka humbur sezonin shkaku i lëndimit, ndërsa Warren Zaire-Emery dhe Carlos Soler janë rezervist. Fabian Ruiz, Vitinha dhe Kylian Mbappe nisin ndeshjen nga fillimi. Formacioni i Paris Saint-Germainit: Donnarumma, Pereira, Ramos, Marquinhos, Hakimi, Vitinha, Verratti, Ruiz, Mendes, Messi, Mbappe.