Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Foreman, Holyfield, dhe Lennox Lewis parashikojnë fituesin e meçit Joshua – Klitschko

Ndeshja e madhe ndërmjet Wladimir Klitschko dhe Anthony Joshuas po afron, dhe ish-kampionët e botës në boks kanë dhënë parashikimet e tyre se kush do ta fitojë përballjen e 29 prillit.

Ish-kampionët e botës George Foreman, Lennox Lewis, dhe Evander Holyfield kanë folur se cilat janë përparësitë e boksierëve për këtë meç, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Joshua, boksieri që po kërkon të përfundojë karrierën e Klitschkos

Sipas George Foremanit favorit për këtë përballje është britaniku Anthony Joshua për një nuancë.

“Nëse do të isha lojtar, do ta shihja Joshuan si favoritë për 6:5, ka vetëm pak përparësi. Klitschko di si të fitojë dhe e kupton si duhet të përdorë madhësinë e trupit, do të jetë një luftë e ashpër. O Zot! Imagjinoni nëse Klitschko do të fitojë, do të ‘çmendet’ e tërë bota e boksit”, është shprehur Foreman, raporton Sport.de.

Kurse Lennox Lewis thotë se është në anën e përvojës, dhe e shehë ukrainasin favorit për këtë përballje.

“Kjo është koha kur përvoja llogaritet, por muskujt e vjetër kundër atyre të rinj dhe të fortë. Unë jam në anën e përvojës, ende besoj në Klitschkon”, është shprehur ai.

Klitschko: Të luftosh ndaj meje është si të ngjitesh në Everest

Në anën tjetër Evander Holyfield thotë se Klitschko nuk do të hynte në këtë meç nëse nuk do të besonte në fitore.

“Nuk mendoj se Klitschko do ta pranonte përballjen nëse nuk do të besonte në fitore. Joshua ka goditje fantastike me të dyja duart, por Klitschko duhet ta ngadalësojë Joshuan dhe ta bëjë të mendojë”, ka thënë Holyfield.