Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Flick ftoi tre futbollistë të rinj, pesë i riktheu

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Gjermanisë, Hansi Flick, bëri tri thirrje të reja dhe pesë të tjerë i riktheu në skuadër të mërkurën, përfshirë këtu edhe kapitenin e Borussia Dortmundit, Marco Reus.

Gjermania do t’i zhvillojë tri ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës në këtë muaj, ndërsa për përzgjedhësin Flick do të jetë ndeshja e parë në krye të ekipit.

Flicku e zëvendësoi Joachim Lowin, ndërsa e ftoi te Gjermania mesfushorin e Hoffenheimit, David Raum, mbrojtësin e Freiburgut, Nico Schlotterbeck dhe sulmuesin e Salzburgut, Karim Adeyemi, për herën e parë. Që të tre futbollistët janë 23-vjeçarë apo më të rinj. Përveç Reusit, Flick e ftoi edhe Mahmoud Dahoudit, nga Dortmundi po ashtu, mbrojtësin e PSG-së, Thilo Kehrer, mesfushorin e Bayer Leverkusenit, Florian Wirtz dhe mbrojtësin e Wolfsburgut, Ridle Baku.

Mesfushori i Real Madridit, Toni Kroos, i pensionuar nga Gjermania pas “Euro 2020”, i dha Joshua Kimmichut, Ilkay Gundoganit dhe Florian Neuehausit mundësinë për të marrë rol më të madh në skuadër. Gjermania luan kundër Lichtensteinit në St. Gallen.

Do të jetë debutimi i Flickut në krye të ekipit të enjten. Më pas, do të ballafaqohet me Armeninë në Stuttgart të dielën, para udhëtimit në Reykjavik, për t’u përballur me Islandën më 8 shtator.