Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Flet për KTV-në gjyqtari i përfshirë në skandalin e trukimeve

Flet gjyqtari i përfshirë në skandal Bajram Gashi, gjyqtari i futbollit të Kosovës, i përfshirë në skandalin e trukimit të ndeshjeve, të martën ka dhënë versionin e tij për përfshirjen në këtë skandal.

Gjyqtari Gashi në një video-incizim, ku duket edhe trajneri i Dritës Ismet Munishi, ka treguar se si i ka ndihmuar Dritës ta mposht Prishtinën, ndër të tjera duke mos dhënë një penallti për Prishtinën.

Për KTV-në Gashi ka treguar për arsyet e takimit me trajnerin Munishi,derisa i ka quajtur të pavërteta, ato që janë publikuar në video-incizim.

Gashi ka mohuar ta ketë ndihmuar Dritën, si dhe përfshirjen e tij në ndeshje të tjera të kurdisura.

Ai edhe më parë ka qenë i akuzuar nga FC Prishtina, si gjyqtari që i penalizon ata, derisa ndaj tij ka pasur akuza edhe nga skuadrat e tjera të Superligës.


Flet për KTV-në gjyqtari i përfshirë në... by kohanet