Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Flamurtari e kampioni ndajnë pikët

Flamurtari dhe Trepça ’89 kanë barazuar 2 me 2 në kuadër të xhiros së 12-të në Superligën e Kosovës.

Klubi prishtinas ishte dy herë në epërsi ndaj kampionit.

Ardit Jaupaj shënoi dy golat për ekipin e kryeqytetit, ndërsa për mitrovicasit realizuan Shpëtim Idrizi dhe Otto John.

Në tabelë, me këtë barazim Trepça ’89 mbetet në mes të tabelës, në pozitën e gjashtë me 18 pikë, ndërsa Flamurtari ka shtatë pikë në pozitën e 11-të, të parafundit.

Artikuj të ngjashëm