Flamujt e Kosovës dhe të Shqipërisë nuk janë lejuar të futen në stadiumin “974” në ndeshjen mes Zvicrës dhe Serbisë në Kupën e Botës “Katari 2022”.
Fidan Dalipi, pjesë e stafit të KOHËS, që është në Katar, ka thënë se në hyrje të stadiumit janë ndaluar edhe flamujt provokues nga tifozë të Serbisë.
Flamujt shtetërorë e kombëtarë ishin lejuar në ndeshjet tjera.
Zvicra e Serbia përballen me fillim prej orës 20:00 në kuadër të ndeshjes së fundit të Grupit G.
Dy përfaqësueset kanë histori tensionesh pas fitores së Zvicrës në Botërorin e 2018-s dhe festës së golave me shqiponjë nga dy golashënuesit shqiptarë, Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri.
Artikuj të ngjashëm
-
Federata serbe tregon cilët flamuj lejohen në ndeshjen me Zvicrën
-
Zvicra ua ndalon shqiptarëve festimin me shqiponjë në Botëror
-
Shaqiri flet për provokimet e serbëve dhe festën me shqiponjë
-
Federata serbe: Hoqëm flamurin shqiptar për të evituar incidentet, do ta rikthejmë
-
Thirrja e federatës zvicerane për tifozët para ndeshjes me Serbinë, përmenden flamujt