Shoqata e Futbollit do të heq traditën e dhurimit të një shisheje me shampanjë për ekipin fitues të finales së FA Kupës.
Sipas “Daily Mail”, organi drejtues ka vendosur që të heqin dorë nga ky veprim në mënyrë që të mos ofendohen lojtarët besimet fetare të të cilëve ndalojnë konsumimin e alkoolit. Një gjë e tillë po ashtu do të shmang problemet që mund të shfaqen me lojtarë më të rinj sesa mosha ligjore për konsumim të alkoolit në Britani të Madhe.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë vend të shampanjës alkoolike, ata do të ofrojnë një shampanjë pa alkool për ekipin fitues, transmeton Koha.net.
Ky veprim ka pasuar atë të Premier Ligës, që vendosi kundër dhurimit të shampanjës alkoolike për performancat e “lojtarit të ndeshjes” qysh më 2012.
Vendimi nuk është marrë për shkak të ndonjë ankese nga fituesit e mëhershëm, dhe raportimi i “Daily Mail” thotë se FA-ja ka mundur të marrë këtë vendim edhe më herët, por s’ka dashur të konsiderohet si “prishës i festave”.
FA-ja ka punuar shumë që të luftojë problemet multi-racore dhe multi-fetare në futboll muajve të fundit dhe ky hap tregon përkushtimin e tyre.
“Ekipet fituese do të marrin një ‘shampanjë’ pa alkool për festimet e tyre në të gjitha garat e FA-së, duke nisur nga Finalja e sivjetme e Emirates FA Cup”, ka thënë një zëdhënës i FA-së.
“Kjo po bëhet për të garantuar se jemi shumë përfshirës me lojtarët dhe komunitetet që mund të kenë të ndaluar alkoolin, e po ashtu edhe për lojtarë që janë nën 18 vjeç”.
Manchester City do të ndeshet me Watfordin në finalen e sivjetme të FA Kupës në Wembley.