Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Fitore për Mallorcan dhe Muriqin

Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi nuk ka shënuar gol, por megjithatë ka dhënë kontribut për një tjetër fitore të Mallorcas.

Të premten mbrëma Mallorca fitoi 1:0 ndaj Cadizit.

Ndeshja i ka takuar xhiros së 34-t të La Ligas spanjolle.

Pablo Maffeo shënoi golin e vetëm në minutën e 16-të.

Muriqi e kompletoi ndeshjen, ndërsa ishte shumë aktiv dhe rrezik i vazhdueshëm për kundërshtarin. Ai ka provuar disa herë.

Mallorca është e 12-ta me 44 pikë. Cadizi është i 15-ti me 35 pikë të mbledhura.