Përfaqësuesja e Çekisë e ka fituar ndeshjen ndaj Bjellorusisë në udhëtim të hënën me rezultatin 2:0 për të vazhduar garën për kualifikim në Botërorin “Katari 2022”.
Golin e parë Patrik Schick e shënoi në minutën e 22-të, kurse asistoi edhe për golin e dytë të shënuar nga Adam Hlozek në minutën e 65-të.
Edhe Uellsi fitoi në udhëtim me rezultatin 1:0. Golin për Uellsin e shënoi në minutën e 12-të Kieffer Moore.
Lidere e grupit E është Belgjika me 16 pikë, kurse çekët dhe Uellsi kanë nga 11 pikë. Uellsi ka një ndeshje më pak të zhvilluar.