Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Fitore e vështirë e Manchester Cityt

Manchester City ka shënuar fitore të vështirë ndaj Sheffield Unitedit. Të dielën në Sheffield, City fitoi me rezultatin 2:1.

Erling Haaland humbi penallti në minutën e 37-të, por megjithatë realizoi për 1:0 në minutën e 63-të. Sheffieldi ia doli të barazoi rezultatin në 1:1 në minutën e 85-të, kur realizoi Jayden Bogle.

Por skuadra e Pep Guardiolas reagoi menjëherë. Në minutën e 88-të golin e fitores e shënoi Rodri.

City ka tri fitore dhe udhëheq në tabelën e Premier Leagues me nëntë pikë. Sheffieldi e ka pësuar humbjen e tretë.

Po të dielën, Aston Villa fitoi 3:1 ndaj Burnleyt.

Artikuj të ngjashëm