Barcelona ka siguruar një fitore të vështirë kundër Getafes për të mbetur në krye të tabelës në La Liga.
Blaugrana po pësonte disfatë deri në minutën e 60 kur Denis Suarez barazoi rezultatin, pasi Shibasaki realizoi golin e parë në takim.
Fitoren Barçës ia siguroi transferimi i shumëpërfolur i kësaj vere Paulinho që realizoi në minutën e 84-të.
Kjo është fitorja e katërt rresht e Barcelonës në La Liga dhe tubon 12 pikë, tri më shumë se Real Sociedadi në pozitën e dytë.