Manchester City ka fituar të martën mbrëma me rezultat të thellë 5:1 në udhëtim ndaj Club Brugge në Ligën e Kampionëve.
Ndeshja në mes të skuadrës angleze dhe asaj belge i takoi Grupit A.
Ishte kjo fitorja e dytë për skuadrës kampione të Anglisë. Joao Cancelo e ka hapur serinë e golave në minutën e 30-të, ndërsa dy minuta pa përfunduar pjesa e parë, Riyad Mahrez shënoi për 2:0 nga penalltia. Kyle Walker në minutë ne 53-të shënoi golin e tretë, kruse Cole Palmer shënoi për 4:0 në minutën e 67-të. Golin e nderit për skuadrën belge e shënoi Hans Vanaken në minutën e 81-të. Mahrez e shënoi edhe golin e pestë për skuadrën angleze për ta vulosur fitoren e thellë 5:1.