Atletico Madridi ka shënuar fitore të thellë të shtunën pasdite në kuadër të xhiros së 25-të të La Ligas.
Atletico fitoi 5:0 ndaj Las Palmasit, ndërsa nga dy gola i realizuan Marcos Llorente e Angel Correa.
Llorente shënoi në minutën e 15-të dhe të 20-të, ndërsa Correa në minutën e 47-të dhe të 62-të.
Golin e fundit e realizoi Memphis Depay në minutën e 87-të.
Atletico tani i ka 51 pikë, ndërsa Las Palmasi mbetet me 35 pikë.