Manchester City ka nisur përgatitjet për edicionin e ri me fitoren 5:3 në miqësoren kundër skuadrës japoneze, Yokohama Marinos, të dielën. Pavarësisht se ishin duke humbur 2:0, të udhëhequrit e Pep Guardiolës shpërthyen më pas.
Anderson Lopes në minutën e 27-të dhe Ken Matsubara dhjetë minuta më vonë, shënuan për 2:0 për Yokohaman. Por John Stones dhe Julian Alvarez në minutën e 40-të dhe të 43-të, shënuan për 2:2 në pjesën e parë. Në pjesën e dytë Guardiola bëri disa ndryshime, ndërsa në lojë hyri edhe Erling Haaland.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSulmuesi norvegjez shënoi dy gola. Të parin e realizoi në minutën e 52-të, ndërsa Rodri në minutën e 72-të realizoi për 4:2. Kenta Inoue në minutën e 86-të ngushtoi rezultatin, para se Haaland t’i gëzohej golit të dytë në kohën shtesë.