Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Fisnik Asllani huazohet tek Austria e Vjenës

Sulmuesi kosovar Fisnik Asllani është huazuar te Austria e Vjenës nga Hoffenheimi. Ai do të paraqitet për klubin austriak në edicionin 2023/2004.

“Fisniku është një lojtar i talentuar me një profil sulmuesi shumë interesant.

Vetëm në sezonin e fundit të ligës rajonale, ai shënoi 14 gola. Për shkak të lëndimit dhe konkurrencës në pozicionin e tij, nuk mund të luaj shumë me ne”, thotë Pirmin Schwegler, zyrtar i Hoffenheimit.

“Atij i duhet të luaj më shumë në nivel të lart. Tani kemi gjetur një zgjidhje që ka kuptim për të gjithë të përfshirët. Ne kemi besim se ai do të marrë hapa të suksesshëm për zhvillimin e tij në Vjenë dhe do të kthehet tek ne pas periudhës së huazimit”. 21-vjeçari me Hoffenheimin ka kontratë deri në qershor të vitit 2026. Skuadrës së Bundesligës gjermane iu bashkua në verën e vitit 2020, ndërsa në nëntor të vitit 2021 debutoi në Bundesligë.

Ai ka dhjetë paraqitje për ekipin e parë të Hoffenheimit.

Artikuj të ngjashëm