Fiorentina është kualifikuar në çerekfinale të Kupës së Italisë në futboll. Në kuadër të një të tetës së finales, Fiorentina të enjten mbrëma fitoi 1:0 ndaj Sampdorias.
Golin e vetëm e shënoi Antonin Barak në minutën e 25-të.
Më herët në çerekfinale kanë kaluar Interi dhe Torino. Ndeshje tjera të një të tetës së finales luhen javën e ardhshme.
Në çerekfinale, Fiorentina luan ndaj Torinos.