Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Fiorentina mposht Atalantan

Fiorentina ka shënuar fitore të rëndësishme të dielën në shtëpi. E ka mposhtur Atalantan me rezultatin 1:0, në kuadër të xhiros së 26-të në Serie A të Italisë.

Golin e fitores për Fiorentinan e realizoi Krzysztof Piatek. Sulmuesi polak shënoi në minutën e 56-të.

Atalanta tentoi të rikthehej në lojë duke shënuar edhe një gol por që u anulua pas rishikimit me sistemin VAR.

Berat Gjimshiti i Atalantas e kompletoi ndeshjen.

Atalanta është në pozitën e pestë me 44 pikë, derisa Fiorentina mban pozitën e shtatë me 42 sosh.