Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Fiorentina e Juventusi marrin nga një pikë

Fiorentina dhe Juventusi luajtën baras të dielën.

Takimi i xhiros së 33-të në Serie A ndërmjet këtyre dy skuadrave përfundoi me rezultatin 1:1.

Dushan Vlahoviq në minutën e 29-të të ndeshjes mposhti me “panenka” portierin e Juventusit.

Të udhëhequrit e Andrea Pirlos barazuan shifrat me të filluar pjesa e dytë. Alvaro Morata realizoi pas asistimit të Juan Cuadrados.

Juventusi me këtë barazim mbetet shumë prapa për ta mbrojtur titullin e kampionit. Është në vendin e tretë me 66 pikë, ndërsa Fiorentina ka 34 pikë në vendin e 14-të.