Finalja e Ligës së Kampionëve do të zhvillohet në Paris. Lajmi është bërë i ditur të premten nga mediumet e huaja, ndonëse pritet të konfirmohet së shpejti edhe nga UEFA, e cila po mbanë mbledhje urgjente në lidhje me këtë çështje pas sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës.
Finalja e Championsit ishte e paraparë të zhvillohet në Shën Petersburg më 28 maj por pas sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës, ajo do të zhvendoset në një lokacion tjetër. UEFA ende nuk ka dalë me qëndrim zyrtare por burime të ndryshme kanë konfirmuar se tashmë vendimi është marrë dhe finalja do të luhet në Paris, përkatësisht në stadiumin “Stade de France”.
Po ashtu, UEFA thuhet se tashmë ka marrë vendim edhe për shkëputjen e kontratës me sponsorin e saj, kompaninë “Gazprom” të Rusisë.