Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Finale e Manchesterit në Kupën FA

Finale e skuadrave të Manchesterit do të zhvillohet në trofeun e Kupës FA.

Manchester City të shtunën siguroi finalen pasi e eliminoi Sheffield Unitedin, derisa një ditë më pas, Manchester Unitedi fitoi ndeshjen dramatike ndaj Brightonit.

Unitedi të dielën në mbrëmje siguroi finalen në këtë garë, pasi vetëm në ekzekutimin e penalltive arriti ta mposhtte Brightonin.

Koha e rregullt dhe vazhdimet u mbyllën baras, ndërsa në penallti, “djajtë e kuq” triumfuan me rezultatin 7:6.

Penalltinë e fundit te Brightoni e humbi Solly March, një prej më të mirëve te kjo skuadër në këtë ndeshje.

Te skuadra e Unitedit të pagabueshëm ishin shtatë lojtarët që ekzekutuan penalltitë, Casemiro, Diogo Dalot, Jadon Sancho, Marcus Rashford, Marcel Sabitzer, Wout Weghorst dhe Victor Lindelof.

Edhe Manchester City fiton trofeun e tetë në Kupën FA Futboll 2 muaj më parë Manchester City fiton trofeun e tetë në Kupën FA

Ndërkohë te Brightoni realizuan Alexis Mac Allister, Pascal Gross, Deniz Undav, Pervis Estupinan, Lewis Dunk dhe Adam Webster.

Do të jetë hera e parë që dy klubet e Manchesterit do të luajnë në finalen e trofeut më të vjetër në futboll.