Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

FIFA e fut edhe Kroacinë në disiplinor

FIFA ka hapur procedurë disiplinore kundër Kroacisë të martën, për shkak të talljeve të tifozëve të saj ndaj portierit të Kanadasë, i cili ka lidhje familjare serbe. FIFA njoftoi se ka futur Federatën kroate në disiplinor “për shkak të sjelljes së tifozëve” duke cituar rregulloren në lidhje me diskriminimin dhe sigurinë nëpër ndeshje.

Portieri i Kanadasë, Milan Borjan ka lindur në një rajon etnik serb të Kroacisë dhe u largua nga vendlindja në vitet e 90-ta. Gjatë fitores së Kroacisë 4:1 ndaj Kanadasë, tifozët kroatë janë tallur gjatë tërë kohës me portierin Borjan, i cili është pjesë e ekipit nga Serbia, Cërvena Zvezdës.

FIFA nuk dha një afat kohor për vendimin që do ta marrë, por sigurisht se Federata kroate do të gjobitet për këtë sjellje të tifozëve të saj.

Artikuj të ngjashëm