Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) do të krijojë një fond përmes të cilit do të përkrah garat dhe lojtarët që kanë hasur vështirësi financiare për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Këtë e ka bërë të ditur të martën një zëdhënës i FIFA-s, raporton BBC.
“Komuniteti i futbollit në gjithë botën po përballet me probleme serioze financiare për shkak të përhapjes së koronavirusit. Te disa kriza është më e madhe e te disa më e vogël”, ka thënë një zëdhënës i FIFA-s.
Tashmë është raportuar për klubin e parë të bankrotuar për shkak të krizës financiare që ka ardhur edhe si pasojë e pandemisë. Bëhet fjalë për një klub të njohur sllovak.
“FIFA është në situatë stabile financiare dhe është detyrë e jona që të ndihmojnë komunitetin e futbollit në këtë moment të vështirë. Mund të konfirmojmë që FIFA po shqyrton mundësitë për të ofruar përkrahje për komunitetin e futbollit në gjithë botën. Kjo do të ndodhë pasi të bëjmë një vlerësim gjithëpërfshirës të ndikimit financiar që do të ketë kjo pandemi në futboll”, ka shtuar zëdhënësi i FIFA.
-
FIFA me fond për të ndihmuar lojtarët që nuk paguhen
-
FIFA: Pandemia COVID-19 do t’i kushtojë futbollit 14 miliardë dollarë
-
Klubet evropiane të futbollit përballen me rënie të të ardhurave gjatë vitit të ardhshëm
-
Ligat ndërkufitare shihen si ide për futbollin pas pandemisë
-
Propozohet kufizimi i buxhetit për paga të futbollistëve