Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

“FIFA Awards”, mësohet për kë votuan Ronaldo dhe Messi

Janë zbuluar votat e dy futbollistëve më të mirë të botës, Rondalos e Messit.

Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi ka nëntë vite që garojnë njëri me tjetrin për çmimet kryesore individuale në futboll.

Mbrëmë në ‘FIFA Awards’, portugezi u shpall më i miri për të dytin vit rresht, duke lënë prapa vetes, Messin dhe Neymarin, transmeton KP.

Në garën mes më të mirëve, si kapitenë të kombëtareve të tyre, as Ronaldo e as Messi nuk e kanë votuar njëri-tjetrin.

Si kapiten i Portugalisë, Ronaldo këtë radhë ka votuar për tre shokët e tij të skuadrës së Real Madridit, Luka Modriç, Sergio Ramos dhe Marcelo, ndërsa Messi për, Luiz Suarezin, Andres Iniestan dhe Neymarin, edhe pse braziliani u largua nga Barcelona drejt PSG për shumën rekord 222 milionë euro, gjatë kësaj vere.

Artikuj të ngjashëm