Elvir Maloku, edhe zyrtarisht është pjesë e skuadrës kombëtare U-21.
Në bazë të kërkesës së Federatës Shqiptare të Futbollit dhe vetë futbollistit drejtuar Departamentit të Statusit të Lojtarit në FIFA për aktivizim dhe federim me ekipet kombëtare të Shqipërisë, FIFA ka dhënë miratimin përfundimtar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPra, futbollisti Maloku të mund të luajë për Shqipërinë. Ky lojtar është aktivizuar më parë me grupmoshat në Kroaci, prandaj ishte i domosdoshëm konfirmimi i FIFA-s, nëse mund të luante me Shqipërinë.
Tashmë Elvir Maloku mund të vihet menjëherë në shërbim të ekipit kombëtar U-21 dhe të trajnerit Alban Bushi për eliminatoren e radhës, kundër Estonisë.