Federata e Futbollit të Kosovës ka treguar se ka shtyrë ndeshjen testuese, e cila ishte paraparë të mbahej më 28 korrik, transmeton koha.net.
Ata, përmes një komunikate kanë treguar se kjo ndeshje është shtyrë për shkak të vdekjes së veprimtarit të shquar shqiptarë, Adem Demaçi, për të cilin edhe kanë shprehur ngushëllime.
Më poshtë është komunikata e plotë e FFK-së:
"Prishtinë, 27 korrik 2018
Të nderuar!
FFK-ja sqaron opinionin për ndeshjen testuese të 28 korrikut
Për shkak të vdekjes së atdhetarit, simbolit të rezistencës siç quhet ndryshe edhe Mandela i Kosovës, Adem Demaçi dhe presidenti i Republikës së Kosovës në nderim të tij ka shpallur tre ditë zie Federata e Futbollit e Kosovës edhe një herë
shprehë ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe miqve të tij. Prandaj FFK-ja sqaron opinionin se ndeshja testuese që ishte paraparë të zhvillohet nesër më 28 korrik në stadiumin ”Fadil Vokrri”, është pezulluar për një kohë tjetër dhe në koordinim të plotë me UEFA-n dhe inspektorët e saj. Për terminin e ri opinioni do të njoftohet me kohë në ditët në vijim.
Pritet të shtyhen ndeshjet e Kupës së Kosovës në futboll, nesër ditë zie në Kosovë
Me respekt
Federata e Futbollit e Kosovës"
{gallery}