Anëtarja e KE të FFK-së dhe kryetare e Komisionit për futbollin e femrave, Vjollcë Krasniqi, pati sot një takim me përfaqësuesit e klubeve të femrave. Përmes një njoftimi nga FFK bëhet e ditur se me këtë rast u bisedua për hapat zhvillimor të futbollit të femrave, transmeton Koha.net.
Në këtë takim znj. Krasniqi u foli përfaqësuesve të klubeve për nevojën e forcimit të rritjes së organizimit, zhvillimin e futbollit dhe jo vetëm me ekipin e parë, por të mendohet edhe për fillimin e garave për grup-moshën 16 vjeç, si një parakusht, por edhe bazë, që do ta ndihmonte shumë skuadrën e parë.
Në këtë drejtim, kryetarja Vjollcë Krasniqi i njoftoi klubet se FFK-ja do të ndajë nga 2 mijë euro për secilin klub, që kapin shumën prej 20 mijë eurove, ndërsa të gjitha ato klube që do të jenë të gatshme që nga kampionati i ardhshëm të nisin me grup-moshën 16 vjeç, do të ndihmohen me mjete shtesë.
Përfaqësueset e klubeve premtuan se do të angazhohen maksimalisht që nga kampionati i ardhshëm të fillohet me Ligë të U-16, ndërkaq FFK-ja do të vazhdojë të mbështesë klubet e femrave me të gjitha mundësitë, thuhet në njoftim.
-
Me pagesë ndaj lojtareve e trajnerëve, FFK-ja synon rritjen e futbollit të femrave
-
FFK-ja vazhdon t’i mbështesë klubet e femrave
-
UEFA ndan një miliard euro për zhvillimin e futbollit të femrave
-
FFK-ja synon krijimin e ligave U13 dhe U15 për futbolliste
-
Klubet nuk pritet të përfitojnë nga 462 mijë eurot që FIFA ndau për FFK-në