Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

FFK-ja publikon çmimin e biletave për ndeshjen Kosovë – Angli

Me datën 17 nëntor në stadiumin “Fadil Vokrri” do të luhet super derbi mes Kosovës dhe Anglisë.

Kjo ndeshje ka rëndësi të madhe për ‘dardanët’, sidomos pas rezultatit që do të ketë Kosova në ndeshjen paraprake në Çeki. Në rast të fitores atje, një barazim në Prishtinë do ta dërgonte Kosovën në Euro 2020.

Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar çmimet e biletave për këtë ndeshje. Në tribunat veri dhe jug bileta do të kushtojë 5 euro, në lindje 10-15 euro, perëndim 15-20 euro ndërsa më të shtrenjtat do të jenë VIP të cilat kushtojnë 80 euro.

Biletat do të dalin në shitje javën tjetër.