Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

FFK-ja përfundon Kuvendin e Punës, ndahet pagë për familjen e Vokrrit

18:30 - Ka përfunduar Kuvendi i Punës së Federatës së Futbollit të Kosovës.

Aty janë miratuar raportet për aktivitetet dhe të arriturat, raporti financiar dhe ai i garave.

Është vendosur po ashtu që të ndahet një pagë për familjen e legjendës Fadil Vokrri, që vdiq vitin e shkuar.

Edhe pse ishte paralajmëruar se mund të ketë mocion për shkarkim të kryetarit të FFK-së, Agim Ademi, një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Vetë Ademi ka thënë se është i lumtur që gjithçka shkoi mirë.

Edhe Kuvendi i qetë i FFK-së mbyllet me duartrokitje të kuvendarëve Sport Kuvendi i qetë i FFK-së mbyllet me duartrokitje të kuvendarëve

“Përkundër zhurmave jam i lumtur që gjithçka ka shkuar shumë mirë. Faleminderit të gjithë delegatët për përkrahjen. Do të vazhdojmë me punën tonë me krenari. Puna që është bërë deri më tani u vlerësua nga të gjithë”, ka thënë ai.



18:29 - Kuvendi i Punës është mbyllur me një minutë duartrokitje për Vokrrin.


18:27 - Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka kërkuar nga FFK-ja të tregojë pse me statut një delegat në moshën 70-vjeçare nuk ka të drejtë pjesëmarrjeje në Kuvend.

Image

18:25 - Prishtina ka propozuar që të kthehet rregullorja për lojtarët U20 që të jenë titullarë në formacion. Propozimi i dytë ishte për gjyqtarët që të kenë të drejtë të referojnë edhe në qytetet nga janë dhe të ketë ndëshkime më të rënda për gabimet e gjyqtarëve.

Këto mbeten të shqyrtohen në edicionin e ardhshëm të garave. Pritet që edicionin e ardhshëm të definohet edhe nëse Superliga do të nisë me sistem të ri prej dhjetë skuadrash.


18:22 - FFK vendos të ndajë pagë për familjen e Vokrrit

Delegatët e Kuvendit të FFK-së kanë vendosur që të ndahet një pagë për familjen e legjendës Fadil Vokrri. Kryetari i Trepçës ’89 Abedin Zeka ishte ai që propozoi këtë. Të gjithë delegatët ishin për.


18:03 - Unanimisht janë aprovuar raporti për aktivitetet dhe të arriturat si dhe raporti financiar 2018/19. U miratua edhe raporti i garave.

Edhe Pa asnjë votë kundër, Agim Ademi rizgjidhet kryetar i FFK-së Futboll Pa asnjë votë kundër, Agim Ademi rizgjidhet kryetar i FFK-së

18:00 - Në raportin e prezantuar thuhet se të hyrat financiare kanë arritur shifrën e 11 milionë e 38 mijë eurove. Të hyrat janë nga FIFA dhe UEFA 88.86 për qind për vitin 2018, të tjerat nga sponsorët, ministria, dënimet e shqiptuara në ligë dhe të drejtat televizive. Të shpenzuara janë 11 milionë e 47 mijë euro.


17:34 - Në Kuvendin e Punës së FFK-së është duke u folur për të arriturat në edicionin 2018/19. Në veçanti, FFK po krenohet me suksesin në Ligën e Kombeve.


Kështu ulen gazetarët në këtë Kuvend.

Image

17:20 - Unanimisht është aprovuar procesverbali i datës 2 mars 2018.

Ky është rendi i ditës:

Image

Ka nisur Kuvendi i rregullt i Punës në Federatën e Futbollit të Kosovës, raporton Koha.net.

Aty pritet të bëhet prezantimi i punës në periudhën 2018/19.

I pranishëm është edhe trajneri i Llapit, Tahir Batatina, që kohëve të fundit kishte dalë zëshëm kundër kryetarit të FFK-së, Agim Ademi, e ndaj të cilit kishte thënë se janë mbledhur më shumë se 30 nënshkrime për ta shkarkuar.

Edhe FFK-ja mban Kuvendin e Punës, buxheti për vitin 2025 mbi 21 milionë euro Futboll FFK-ja mban Kuvendin e Punës, buxheti për vitin 2025 mbi 21 milionë euro

Në Kuvend janë të pranishëm 54 delegatë nga 58 të ftuar.

Armand Duka, kryetar i Federatës Shqiptare të Futbollit, është i deleguar nga UEFA për të monitoruar Kuvendin.