Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se përveç pakos emergjente që është ndarë për klubet për t’i ndihmuar gjatë periudhës së krizës të shkaktuar nga koronavirusi, një pako e veçantë është ndarë edhe për shkollat e futbollit.
Po ashtu FFK-ja ka njoftuar që ka liruar klubet nga të gjitha pagesat deri në fund të stinorit, përveç dënimeve të cilat nuk do të falen.
“FFK njofton se përveç pakos emergjente që i është dhënë klubeve, një pako e veçantë do të jepet edhe për shkollat e futbollit. Po ashtu përveç mjeteve financiare, FFK i ka liruar klubet nga të gjitha pagesat e tjera deri në fund të edicionit, përveç dënimeve të cilat nuk do të falen”, është thënë nga FFK-ja.
Ajo po ashtu ka publikuar marrëveshjet e arritura gjatë tremujorëshit të parë e po ashtu projektet e parapara dhe të filluara gjatë këtij viti. E po ashtu janë publikuar tabelat se sa mjete financiare kanë përfituar klubet gjatë tremujorit.
Marrëveshjet e arritura:
-Është nënshkruar marrëveshja e bashkëpunimit me Bankën Qendrore të Kosovës.
-Është nënshkruar marrëveshja me Federatën e Futbollit të Katarit, e cila ka për qëllim shfrytëzimin e këtij vendi për përgatitjen e ekipeve kombëtare, por eventualisht edhe shërimin e pjesëtarëve të ekipeve kombëtare në spitalet e atjeshme. Po ashtu, në marrëveshje janë të përfshira edhe shumë fusha tjera të cilat Federata e Katarit me një buxhet të pasur është e gatshme të japë kontributin e saj.
-Është arritur marrëveshja me Unionin e Biznesmenëve Shqiptar në Gjermani për sponsorizim në destinacione të cilat i ka paraparë FFK-ja, me theks të veçantë në riorganizimin e shkollave të futbollit dhe të infrastrukturës së tyre.
Edhe
FFK-ja paraqet pakon emergjente
-Është realizuar pjesa e parë e marrëveshjes me Federatën norvegjeze për edukimin e kuadrove të futbollit të femrave dhe për avancim të futbollit të kësaj kategorie.
-Është arritur marrëveshja me Komunën e Prishtinës për Kampin Edukativ të Hajvalisë dhe stadiumin “Fadil Vokrri”.
Projektet e parapara dhe të filluara gjatë këtij viti:
-Kampi Nacional në Obiliq – janë përfunduar procedurat dhe do të fillojë së shpejti. Ky projekt mbështet nga UEFA dhe FIFA.
– Kampi Edukativ në Hajvali është projekt të cilin e ka filluar komuna për destinacion tjetër, por me marrëveshje i është dhënë FFK-së për të shërbyer si Kamp Edukativ, që është projekt jetik dhe që duhet të duartrokitet nga të gjithë. Komuna e ka bërë shumicën e investimeve dhe FFK tani e ka obligim ta përfundojë për zhvillimin e ekipeve kombëtare të kategorive të reja. Natyrisht se kjo qendër do të shërbejë edhe për ekipet zinxhir të Komunës së Prishtinës. Projekti është duke vazhduar sipas procedurave me të cilat jemi marrë vesh me Komunën e Prishtinës. Ato punë të cilat i ka kryer Komuna është bërë prerja dhe me punëkryrësit e vet i ka përfunduar të gjitha obligimet, derisa FFK me procedurat e saj të rregullta do të vazhdojë pjesën e saj të mbetur dhe ne jemi shumë të lumtur që më në fund po e përmbushim edhe kriterin që ta kemi një Qendër të Kampit Edukativ. Kështu do të përmbushet obligimi të cilin e ka çdo federatë anëtare e UEFA-s.
-Projekti 100 fusha nëpër Kosovë si dhe secili regjion do ta ketë nga një stadium.
Edhe
Si mund të përfitojnë klubet e Kosovës nga fondi 355 milionësh i FIFA-s?
-Stadiumi “Fadil Vokrri” – shtimi i tribunës, projekt i përbashkët me Komunën.
-Shtëpia e Futbollit, projekt i UEFA-s