Federata e Futbollit të Kosovës u ka bërë thirrje poseduesve të biletave të ndeshjes Kosovë – Spanjë që t’i mbajnë biletat si dëshmi për lëvizje të lirë gjatë orës policore.
Kosova luan me Spanjën sonte me fillim nga ora 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në kuadër të eliminatoreve për Botërorin 2022.
“Federata e Futbollit të Kosovës njofton poseduesit e biletave që t'i ruajnë ato si dëshmi për lëvizje të lirë pas ndeshjes Kosovë - Spanjë gjatë orës policore. Gjithashtu njoftojmë të gjithë ata që e shfrytëzojnë parkingun prapa Pallatit të Rinisë që pagesën e parkingut mund ta bëjnë edhe gjatë hyrjes, me qëllim që të shmanget grumbullimi dhe tollovia e tepërt e veturave tek pjesa e pagesës pas përfundimit të ndeshjes”, thuhet FFK-ja.
Me masat e reja anti-COVID ndalohet lëvizja në Kosovë nga ora 22:00 deri në 5 të mëngjesit.
-
Sot luan Kosova me Izraelin, këto janë masat e sigurisë të ndërmarra
-
Spanja mbërrin në stadiumin “Fadil Vokrri”
-
FFK-ja njofton për shitjen e të gjitha biletave për ndeshjen në “Fadil Vokrri”
-
Spanja bën tjetër shkelje, “territorin” e zëvendëson me “federatë”
-
Tjetër shkelje, federata spanjolle e shkruan “territori i Kosovës” në vend të “Kosova”