Federata e Futbollit të Kosovës përmes një komunikate për media ka kërkuar që Feronikeli dhe Komuna e Drenasit sa më shpejtë të zgjidhin problemet aktuale në klub.
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ditë më parë kishte kërkuar dorëheqjen e kryetarit të klubit, Ekrem Elshani, gjë që edhe ka ndodhur, por pas tij janë larguar edhe kryesia, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMë poshtë mund ta lexoni reagimin e FFK-së:
Duke u nisur nga situata e krijuar në klubin e futbollit “Feronikeli” nga Drenasi, pas dorëheqjes së parevokueshme të kryetarit të klubit, Ekrem Elshani, i cili dorëheqjen e tij e ka deponuar në Drejtorinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të komunës së Drenasit. Pas marrjes së Informatës zyrtare nga ana e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport të komunës së Drenasit. Federata e Futbollit e Kosovës kërkon që sa më shpejt të tejkalohet kjo situatë dhe të zgjidhet kryetari i ri dhe organet tjera me qëllim të sanimit të kësaj gjendje.
e Futbollit e Kosovës njofton të gjitha klubet dhe palët tjera të interesuara dhe të involvuara për çfarëdo lloj interesi, se të gjitha vendimet e marra për transferimin e lojtarëve apo veprimet tjera juridike pas datës 11 dhjetor 2017 janë të pavlefshme dhe jo legjitime.
E gjithë kjo nga ana e FFK-së bëhet për interes të ruajtjes së interesit të klubit, mbrojtjen e futbollistëve si dhe ruajtjen e integritetit të garave.
FFK-ja beson dhe shpreson se klubi i “Feronikelit” bashkë me udhëheqjen komunale do të gjejë forcë që kjo situatë të tejkalohet.