Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Feronikeli zyrtarizon transferimin e ri

Feronikeli ka zyrtarizuar transferimin e Ben Hamed Kones.

Klubi nga Drenasi ka njoftuar se futbollisti ka kryer të gjitha procedurat e transferimit dhe prej të mërkurës do t’i bashkohet skuadrës në stërvitje.

Më parë, Kone ishte lojtar i klubit italian, Nuroese, teksa prej fillimit të karrierës së tij ka qenë pjesë e shumë skuadrave, përfshirë Chonburi F.C nga Tajlanda, Home United F.C nga Singapuri, Gainare Tottori F.C nga Japonia, Slavia Sofia F.C nga Bullgaria, Academica Argeş nga Rumania, FC. Voluntari nga Rumania dhe Dibba Al- Fujairah S.C nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Artikuj të ngjashëm