Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Feronikeli mposht Trepçën, Gjilani – Llapi ndahen në paqe

Në kuadër të javës së 26-të në Superligën e Kososovës sot janë zhvilluar dy ndeshje.

Feronikeli vazhdon të luftojë për titull duke e mposhtur në udhëtim Trepçën me rezultat bindës 1 me 3, raporton Koha.net. Derisa Gjilani dhe Llapi kanë ndarë pikët duke barazuar, 1-1.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Për Feronikelin në këtë përballje dy herë shënoi Kamara, dhe një gol e shënoi Labinot Osmani.

Kurse golin e vetëm për klubin mitrovicas e shënoi Enis Zabërgja.

Feronikeli me këtë fitore arrin në kuotën e 55 pikëve, katër më pak se lideri Trepça ’89, kurse Trepça në vendin e parafundit ka 16 pikë.

Në ndeshjen tjetër ndërmjet Gjilanit dhe Llapit golashënues ishin Mustafa për klubin gjilanas, kurse për mysafirët shënoi Berbatovci.

Pas këtij barazimi Gjilani arrin në 38 pikë në vendin e gjashtë, kurse Llapi ka 50 pikë në vendin e katërt.