Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Feronikeli merr “lajmin e vitit” para derbit me Llapin

Kampioni i Kosovës, Feronikeli, thotë se sot ka marrë lajmin e vitit, pak para derbit me Llapin në Superligë.

Skuadra nga Drenasi ka njoftuar se sot në stërvitje është kthyer Besnik Krasniqi.

“Skuadra merr lajmin e vitit para derbit me Llapin! Skuadra e Feronikelit, sot ka qenë e kompletuar, pas një kohe të gjatë është rikthyer në stërvitje Besnik Krasniqi i cili ka stërvitë i ndarë nga grupi me Zhdrellën, po ashtu të rikthyer pas 10 dite. Ndërsa Behar Maliqi e Blerand Kurtishaj janë gati për Llapin dhe mbetët vendimi i "Tokit" nëse do t’i inkuadrojë apo jo”, ka shkruar klubi në Facebook.

Feronikelit në ndeshjen e fundit i është kthyer edhe ylli Mevlan Zeka, i cili u aktivizua 20 minutat e fundit ndaj Dritës.

Artikuj të ngjashëm