Feronikeli ka mësuar kundërshtarin e parë në raundin parakualifikues për Ligën e Kampionëve.
Kampioni i Kosovës do të përballet më 25 qershor me Lincoln Red Imps të Gjibraltarit.
Në turneun parakualifikues në gjysmëfinalen tjetër do të përballen Tre Penne i San Marinos me Santa Coloman e Andorrës.
Finalja do të luhet më 28 qershor.
I gjithë turneu zhvillohet në “Fadil Vokrri” të Prishtinës.
Fituesi i turneut merr pjesë në raundin e parë kualifikues për Ligën e Kampionëve, ndërsa ekipet humbëse kalojnë në raundin e dytë kualifikues në Ligën e Evropës.
Artikuj të ngjashëm
-
Me kë do të përballet Feronikeli në start të rrugës për “Champions”
-
Prishtina kundër Lincolnit e Gjilani kundër Tre Pennes në Ligën e Evropës
-
Feronikeli mëson kundërshtarin në Ligën e Evropës
-
Nikli mbështetet në përvojën e brazilianit Carioca në Evropë
-
Feronikeli kërkon biletën për të mbetur në “Champions”