Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Fernandes: Kjo ndeshje duhet të mbetet në kujtesë

Bruno Fernandes është shprehur i lumtur për fitoren e Portugalisë ndaj Maqedonisë së Veriut.

Fernandes shënoi të dy golat në fitoren 2:0, të martën mbrëma në Porto. Me fitore, Portugalia është kualifikuar në Botërorin e këtij viti.

“Kjo ndeshje duhet të mbetet në kujtesë pasi jemi kualifikuar në Kupën e Botës. Ishte ndeshje e rëndësishme, tifozët ishin të jashtëzakonshëm. Atmosfera ishte spektakolare sonte. Tifozët e kishin të qartë se çka na duhet”, ka thënë Fernandes për SporTV.

Artikuj të ngjashëm