Sport

Ferizaj, “ekipi turist” i Superligës

Ferizaj ka gati një dekadë që "është i dobët për Superligë, por i fortë për Ligë të parë".

Skuadra është kthyer në Superligë këtë stinor, por po rrezikon të largohet sërish. Dhe, nëse bie do të jetë largimi i katërt në 10 stinorët e fundit, që kur elita numëron 12 skuadra.

Ferizaj u kthye në Superligë nëpërmjet ndeshjes së barazhit dhe optimizmi në klub ishte i madh. U kthye në elitë pas një edicioni në Ligën e Parë, por menjëherë nisën telashet. E ato po e ndjekin edhe tash. Është skuadra e vetme që nuk ka nisur përgatitjet për sezonin pranveror. Dhe në pranverë do të ketë goxha punë për të mbijetuar - është e parafundit me 14 pikë.

Në klub thonë se donatorët po hezitojnë të ndihmojnë, derisa lojtarëve u kanë mbetur nga dy paga borxh. Disa prej futbollistëve janë larguar tashmë, derisa të martën një gjë të tillë e kanë bërë edhe kapiteni Genc Hamiti dhe Albert Kaqiku. Klubi aktualisht është pa trajner - Afrim Tovërlani, po ashtu, është larguar.

Ndërkohë ende nuk është caktuar një datë se kur do të nisin përgatitjet për pjesën e dytë të garave.(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).