Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

“Fenomeni” nuk dëshiron që Messi ta fitojë Botërorin

Legjenda braziliane e futbollit, Ronaldo, ka pranuar se nuk dëshiron që ta shohë Lionel Messin duke e ngritur lart trofeun e Kupës së Botës me Argjentinën, pavarësisht se beson se ai e meriton këtë.

Ronaldo Nazario ka folur para Kupës së Botës 2022, dhe ka nënvizuar se as nuk dëshiron të mendojë mundësinë që ai ta fitojë Botërorin, për shkak të rivalitetit mes Argjentinës dhe Brazilit.

“Nëse ai do ta përfaqësonte Spanjën”, ka thënë Ronaldo për “The Guardian”, kur është pyetur nëse do të dëshironte ta shihte Messin duke e fituar trofeun. “Rivaliteti Brazil-Argjentinë është shumë i madh. Kemi pasur luftëra të mëdha, me gjithë respektin, dhe kjo është gjëja më e bukur në futboll. Por nuk do të mund ta përballoja që Argjentina ta fitojë Kupën e Botës. A e meriton Messi? Natyrisht se e meriton – por jo me përkrahjen time. E dua atë dhe ai do të më kuptojë sepse jam i sigurt se ai do të ndihej në të njëjtën mënyrë”, theksoi Ronaldo i Brazilit.