Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Fenomeni i xhudos inspirohet nga Majlinda

Ukrainasja Daria Bilodid po shndërrohet në njërën prej xhudisteve më të mira në botë.

17-vjeçarja fundjavën e kaluar fitoi medaljen e artë në turneun Grand Slam të Duesseldorfit për të vazhduar rrugëtimin e ëndrrave në xhudo. Ajo ishte e para në Grand Slam të Parisit dhe e para në Grand Prix të Tunisit, shkruan Koha Ditore.

Në skenën e madhe depërtoi vitin e kaluar, kur ndër të tjera u shpall kampione e Evropës për seniore.

Me 16-vjet ajo është kampionia evropiane e dytë më e re në histori.

Bilodid po vlerësohet shumë lart, ndërsa ajo inspirohet nga xhudistja e nivelit më të lartë, kosovarja Majlinda Kelmendi.

Vetë Bilodid ka pranuar në një intervistë së fundi që Majlinda është idhulli i saj në sport. Për Majlindën ka folur fjalët më të mira të mundshme... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)