Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Federata Skitare mban seminarin ndërkombëtar “FIS Leaders”

Federata Skitare e Kosovës organizoi seminarin ndërkombëtar "FIS Leaders Seminar", nën përkujdesjen e Federatës Ndërkombëtare të Skijimit , ku u treguan të arriturat për vitin 2018-19, si dhe politikat që do të ndjekë FIS në këtë vit.

Ndalja e korrupsionit, dopingut, mashtrimet e shumë të tjera, do të jenë në agjendën e FIS, tha sekretarja e përgjithshme e FIS, Sarah Lewis, transmeton kp. 

Ajo tha se politika e mos tolerancës duke përfshirë mashtrimin, korrupsionin, dopingun dhe mirëqenia e atletëve janë elemente të rëndësishme të agjendës, platforma digjitale që jemi duke krijuar do të jetë baza e kësaj.

“Momentalisht, stabiliteti është i rëndësishëm, na jep platformën që na mundëson të punojmë në mënyrë serioze dhe të përqendrohemi në aktivitetet tona, megjithatë është e qartë se me mënyrën se si fondet janë nxjerrë gjatë viteve. Veçanërisht, përmes të të drejtave për transmetim televiziv kemi nevojë të evoluojmë në mënyra të reja. Platforma digjitale që jemi duke e krijuar do të jetë baza e kësaj. Politika e mos-tolerancës duke përfshirë mashtrimin, korrupsionin, dopingu dhe mirëqenia e atletëve janë elemente të rëndësishme të agjendës”, tha ajo.

Një ndër motot e Fis do të jetë “Pastër sikur bora”, me qëllim ndaljen e mashtrimeve në doping, korrupsion dhe shumë dukuri negative.

Ndryshe, me këtë rast janë prezantuar edhe organizimet e bëra nga FIS për 2018-2019.