Federata e Futbollit të Gjermanisë ka njoftuar se ndeshjet e Ligës së Kampioneve dhe Ligës së Evropës mund të luhen gjatë vikendeve.
UEFA të martën ka vendosur të shtyjë Evropianin e futbollit për vitin tjetër me synim që të përfundojnë kampionatet nacionale dhe garat evropiane të klubeve. Aktualisht të gjitha garat evropiane janë të pezulluara.
Vendimi i UEFA-s u mor në një videokonferencë me të gjitha federatat nacionale anëtare të saj. Nuk janë dhënë detaje se kur do të vazhdojnë garat evropiane, por Federata gjermane ka njoftuar se ndeshjet e Championsit dhe të Ligës së Evropës mund të luhen të shtunën e të dielën.
Deri më tani ndeshjet e Championsit janë luajtur të martën e të mërkurën, kurse ndeshjet e Ligës së Evropës të enjten.
“UEFA do të bëjë çdo përpjekje për të kompletuar garat nacionale dhe ato evropiane të klubeve deri më 30 qershor. Kjo mund të nënkuptojë që garat e UEFA-s si Liga e Kampionëve dhe Liga e Evropës mund të zhvillohen në vikende. Ndërkohë ligat nacionale, si Bundesliga, ka mundësi të zhvillohen nga e marta deri të enjten”, ka njoftuar DFB-ja.
-
Liga e Kampionëve dhe e Evropës, të gatshme për rifillim
-
UEFA planifikon ta përfundojë Ligën e Kampionëve në gusht, brenda tri javëve
-
UEFA shtyn finalen e Championsit, pa vendim për terminin e ri
-
Klubet italiane refuzojnë të luajnë ndeshje evropiane gjatë vikendeve
-
Shtyhen ndeshjet e Championsit dhe Ligës së Evropës