Federata e Motoçiklizmit të Kosovës, në mbledhjen e mbajtur të enjten, i ka zgjedhur edhe organet drejtuese të saj.
Kryetar i kësaj federate është zgjedhur Nuhi Llugaxhiu. Nënkryetar i parë i Federatës së Motoçiklizmit do të jetë Alban Beqiri, kurse nënkryetar i dytë, Artan Spahiu. Rolin e sekretarit do ta ketë Elton Xhemaijli.
Menjëherë do të fillojë edhe krijimi i kushteve për këtë sport në Kosovë, si dhe anëtarësimi në federatën evropiane e botërore.
FMK-ja do të bëjë organizimin e garave në motoçiklizëm në nivelin vendor dhe ndërkombëtar, dhe tash e tutje do të jetë zyrtar, pasi kontributi dhe rezultatet do t’i njihen çdo garuesi.