Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

FC Drita me projekt milionësh, synon Evropën

Drita nga Gjilani, aktualisht është ndër klubet më të organizuara në futbollin e Kosovës, dhe synon të jetë edhe në vitet e ardhshme.

Drejtuesit e bardhekaltërve, kanë miratuar projektin për tri vitet në vazhdim, i cili kap shifrën e rreth 2 milionë eurove.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në një intervistë për Sportin në KTV, drejtori i Dritës, Fisnik Kërçeli, ka zbuluar projektin e madh që ka klubi nga Anamorava, në krye me presidentin Valon Murseli.

Brenda një viti sipas drejtorit të klubit bardhekaltër, në Dritë janë investuar rreth 1 milionë euro nga presidenti Murseli, i cili i ka biznese të mëdha në Zvicër dhe Dubai, transmeton KTV.

Përveç harxhimeve të mëdha për të përforcuar skuadrën, Drita synon ta forcojë akademinë dhe të ndërtojë një kompleks sportiv.

Në këtë afat kalimtar, Drita ka transferuar 11-të lojtarë, secili më i mirë se tjetri dhe sipas drejtori Kërçeli, ka qenë vetëm një lojtarë më të cilin nuk kanë mundur të nënshkruajnë kontratë.

Në fund, Kërçeli deklaroi se Drita do të luajë me 12-të lojtarë duke aluduar në tifozët “Intelektualët” dhe sipas tij, synojnë që të rrëmbejë titullin e kampionit ose Kupën e Kosovës, në mënyrë që vitin tjetër të marr pjesë në garat evropiane.