Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Fazliu nominohet për lojtar të vitit

Valon Fazliu

Sulmuesi Valon Fazliu është nominuar për futbollistin më të mirë të vitit 2022 në kategorinë e dytë zvicerane, Challenge League.

Fazliu është pjesë e Aaraut, ndërsa është në konkurrencë me dy lojtarë të tjerë. Më i miri do të zgjidhet më 23 janar.

Përzgjedhjen e më të mirëve e bëjnë trajnerët dhe kapitenët e 20 skuadrave profesionale të Zvicrës, trajnerët e përfaqësueseve të Zvicrës dhe disa gazetarë.

26-vjeçari Fazliu në verën e kaluar kaloi nga Wili te Aarau dhe realizoi tetë gola e tetë asistime në 20 paraqitje.

Klubi Aarau është shprehur i lumtur që Fazliu është nominuar për më të mirin e vitit.

Artikuj të ngjashëm